dimanche 20 juillet 2014

I ATI BJE DËSHMOR NËN HIMNIN SHQIPTAR, E BIJA NGRITËT NË KËMB PËR HIMNIN KOSOVARO-MAGJUP

Labinot Gjini 


Njazi Azemi, i njohur si komandant Mjekrra, është njëri prej dëshmorëve më të mëdhenj të Shqipërisë sonë. Duke qenë i lindur dhe i rritur në Mogillë të Vitisë, mbarë qytetarët e Vitisë janë krenar me këtë figurë madhore të kombit tonë. Një statujë e lartë e Njazi Azemit është ngritur prej kohësh në sheshin qëndror të Vitisë dhe një flamur i lartë kuq e zi valon sipër tij. Shumë këngë i ka kënduar dhe i këndon Vitia e mbarë Shqipëria këtij djali të kombit shqiptar. Edhe historia jonë do ti ketë faqët e saja të mbushura me biograginë dhe të bëmat e këtij trimi. Gjeneratë pas gjenerate, do të njihemi me të dhe veprën e tij. Ai do të jetë ndër shembëlltyra e atdhedashurisë dhe të trimërisë shqiptare.


Njazi Azemi, si shumë ushtar të tjerë të UCK-së, u stërvit nga 1992 deri më 1997 në Rep. e Shqipërisë. Gjatë trazirave të 1997 ai u largua për në Zvicërr dhe më 1998 ai gjendet në brigadën "138, Agim Ramadani" dhe më, pastaj, në brigadën "134, Bedri Shala". Më vonë, Njazi Azemi do të ishte njëri prej organizatorëve më të zellshëm të Luftës së Preshevës dhe komandant në këtë luftë. Më 26 mars 2001, në një betejë të ashpër kundër forcave serbe, Njazi Azemin e kap një plumb i një snajperisti serb, nga i cili përjetësohet në radhët e dëshmorëve të Shqipërisë. Biografia e Njaziut tregon se ai ishte një ushtarak i vërtet dhe një njeri shumë i pregatitur edhe për nga ana ideologjike.

Kjo pregatitje ushtarake dhe ideologjike e kishte bërë Njazi Azemin ta mund çdo frikë kundër pushtuesit serb. Si asnjë tjetër, Njazi Azemi nuk dinte dhe nuk mund ta kuptonte frikën ndaj serbit. Ai ishte vet trimëria ! Gjatë luftimëve të 26 marsit 2001 kur u kap nga ai plumbi i mallkuar dhe gjerësa shokët që kishin vrapuar mënjëherë dhe po e mbanin ndër krah, Njaziu ju thotë : "më lëshoni ! Nuk më ndal dot plumbi i shkaut mua, jo !". Dhe, ai tenton të ringrihet edhe një herë për Shqipëri !

Me këto fjalë të fundit, ai tentoj të ringritët për të vazhduar luftën, por nëse mendja dhe shpirti i tij ishin të gatshëm të ringritën dhe të luftojn, trupi i tij, i kapur keq nga plumbi, nuk mundi ta zbatoj këtë urdhër të mendjës dhe të shpirtit të tij liridashës. Ky akt i fundit i tij që përmban një simbolikë të veçant, nuk do të mund të hiqet nga memoria kolektive asnjëherë. Me këtë akt, Njaziu deshi të na e përkujtoj amanetin e mbarë dëshmorëve të kombit shqiptar që thotë se për SHQIPËRI, përkurseje aq sa mundesh trupin, por mos përkurse kurrë mendjën dhe shpirtin tendë.

Nuk kam se si ta dijë, por më ipet mendja të them se në çastet e fundit të jetës së tij, një dëshmor e sheh flamurinë kuq e zi duke u valvitur lartë në qiell dhe dëgjon tingujt e himnit të tij. Një atdhedashës dhe trim i madh siç Njaziu, vetem atë flamur shqiptar ka parë dhe vetem ato tinguj të himnit të tij ka dëgjuar në ato çaste përjetësimi.

Njazi Azemi, si shumë dëshmor të tjerë, la pas vetes trashigimtarët e tij. Ai ka lënë pas vetes bashkëshortën me dy djem dhe dy vajza, të gjithë minorent. Me shumë vuajtje, fëmijët e tij u rritën dhe tani të gjithë janë bërë të zot të vetëvetës dhe, gjerë më tani, ata vazhdonin jetën e tyre private dhe diskrecionare si shumica e qytetarëve të këtij vendi. Kur, papritmas, njëri prej fëmijëve të Njazi Azemi, përkatësisht vajza e madhe e tij Kosovarja, na doli në listën e deputetëve të LDK-së !

Kjo ngjarje e pazakonshëme, ishte e vështirë për shumë qytetar të Vitisë dhe, veçmas për bashkluftëtarët e Njaziut. Shumë njerëz ende kujtojn, në fillimet e pasluftës në Kosovës, se si serbët e Mogillës kishin mbledhur plaçkat e tyre dhe ishin nisur në drejtim të Kllokotit nga frika e hakmarrjës, për të mos u kthyer kurrë. Këta serb e kishin për frikë të veçant një njeri në atë vend : ai ishte Njazi Azemi. Nuk kishte serb që kishte guxuar ta sfidonte Njaziun me trimëri, sepse kulmin e një gjëje nuk e kalon dot. Pra, të frikësuar nga kthimi i Njazi Azemit dhe shokëve të tija, si në çdo vend tjetër të Kosovës, serbët po iknin në drejtim të Kllokotit ashtu siç i kishin bërë të ikin shqiptarët gjatë luftës. Por, në dalje të Mogillës, "patriotët" e LDK-së kishin dalur ti prisnin dhe nuk i lëshuan rrugën që të shkojn për ku ishin nisur duke ju ofruar siguri dhe bashkëpunim të mëtejshëm.

Dikush më shpjegoj se gjatë qeverisjës së Nexhmedin Arifit në Viti, kjo familje, për 6 muaj rresht, nuk i kishte marrur të drejtatë e veta që i takonin dhe më tha se kjo duhet të jetë arsyeja e kësaj përçudnie. Ky edhe mund të jetë motivi, por megjithatë nuk është arsye. Unë do ta shpjegoja ndryshe këtë punë, por do të jetë vetem shpjegim ashtu siç çdo gjë tjetër që e ka shpjegimin e vet, mirëpo nuk do të mund ta arsyetoj. Thënë të drejtën, renditja në listën e LDK-së të K. Azemit, në fillim më çuditi si çdo këndë tjetër, por kur mu kujtua se vet Hashim Thaçi është përkulur tek varri i Rugovës dhe është bërë me LDK-në, thash pse të mllefosemi më këtë vajzë të re për këtë punë.

Mirëpo, në tubimin e LDK-së dje në Viti, u ndjeva jashtzakonisht keq kur pash Kosovare Azemin dhe familjën e saj duke u ngritur nën tingujt e një himni kosovaro-magjup. Një keqardhje e jashtzakonshëme me kapi dhe një ndjenjë që tejkalonte mllefin dhe arriti në një urrejtje të vërtet më kaploj.

Nuk arrita asesi ta përbijë që e bija e Njazi Azemi të ngritët në këmbë nën një himn tjetër të flamurit nga ai që ra i ati i saj. Një përbuzje kaq madhe për tët atë nuk besoj se mund ta bësh më mirë. Dhe, atë arsyen që i dhash përmes krahasimit me Hashimin, e tërhoqa nga mendja. Po ky far Hashimi, në fund të fundit, nuk e pati asnjërinë prej dëshmorëve djal, babë apo vëlla dhe, nga interesatë e tij personale, edhe mund të shkoj sa ti harroj ata dhe idealët e tyre. Dhe, që ka harruar çdo ideal në këtë drejtim nuk e kam asnjë pikë dyshimi. Po, kjo vajzë që pati të atin e saj dëshmor, si mundet të ngritët nën këto tinguj që refletkojn dhe simbolizojn dëshirën historike të Sërbisë për ta ngritur një komb "kosovar" ?!

Në fund të fundit, nëse PDK ka ikur totalisht nga vlerat e saja kombëtare dhe njerëzore, Kosovarja kishte se ku të bashkangjitej për të realizuar idetë e saja politike. Kishte zgjedhje tjera në VV, në AAK apo në NISMA. Mirëpo, ajo nuk do të duhej asesi të ishte tek LDK dhe të ngrihej në këmbë nën tingujt e magjupisë.

Në këto çaste, nga këto moment e kupton njeriu se shoqëria jonë është nën një traumë shumë të thellë morale dhe njerëzore nga e cila duhet sa më shpejt të dal. Vetem për pak interes, njeriu është në gjendja ta shes edhe prindin e tij dhe të përbuzë idealët e larta nën të cilët ra dëshmor ! Prandaj, le ti themi jo kësaj çmendurie kolektive dhe jo kësaj politike të deritanishëme të pisët që vetem helm shpërndan. Ky kaos politik është bërë nga këto dy parti politike (LDK-PDK), që për të ardhur në pushtet keqëpërdorën gjithëçka që ju doli përpara duke kthyer çdo vlerë të lartë në banalizim; çdo ideal, në përvetësim; çdo amoralitet, në normalitet; çdo gjë të shenjët; në profan ; çdo gjë njerëzore, në kafshore; çdo gjë kombëtare, në mahallore !!!

Mjaft më, mjaft na shtyt të dalim nga njerëzia jonë, nga vetja jonë ! Është diçka që nuk mund të durohet më tej !